Si të rrisni sasinë e qumështit të gjirit

KidoCare
Si të rrisni sasinë e qumështit të gjirit

Të përballesh me mungesë të qumështit gjatë gjidhënies mund të jetë stresuese, por ka shumë mënyra për të përmirësuar prodhimin e tij.

Si e kuptoj nëse kam pak qumësht?

Shenjat që tregojnë mungesë të qumështit përfshijnë:

-Foshnja nuk duket e ngopur pas ushqyerjes.

-Humbje peshe e bebit më shumë se 10% në ditët e para pas lindjes.

-Më pak se 6 pelena të lagura në ditën 5-7.

-Urinë me ngjyrë të errët (duhet të jetë e zbehtë ose pa ngjyrë).

-Më pak se 3-4 jashtëqitje në ditë pas javës së parë.

-Nuk dëgjohen gëlltitje gjatë gjidhënies.

Shkaqet e mundshme të mungesës së qumështit

-Foshnja nuk kap mirë gjirin.

-Ushqyerje e rrallë (duhet 8-12 herë në 24 orë).

-Nuk boshatisen gjokset plotësisht pas çdo vakti.

-Foshnja është shumë e përgjumur dhe nuk e kërkon shpesh gjirin.

-Probleme anatomike si frenulë gjuhe e bebit.

-Shtesa me formulë e ul stimulimin për prodhim qumështi.

-Përdorimi i mburojave për thithka.

-Sëmundje si hipotiroidizëm, diabet, anemi, PCOS.

-Lindja e parakohshme ose lindje me komplikacione.

-Stres i madh ose infeksione.

-Kirurgji në gjoks ose trauma.

-Disa medikamente (kundër gripit, kontraceptivë me estrogjen).

-Obeziteti dhe gjëndrat e pamjaftueshme të gjirit.

-Vetëm pompimi pa gjidhënie direkte.

Si të rrisni sasinë e qumështit

-Ushqeni foshnjën shpesh (8-12 herë në ditë).

-Jepjani të dyja gjokset në çdo vakt.

-Bëni masazh të gjirit përpara dhe gjatë gjidhënies.

-Përdorni pompën ndërmjet vakteve ose pas ushqyerjes.

-Provoni pompimin intensiv për 1 orë me pauza të shkurtra.

-Qëndroni në kontakt lëkurë më lëkurë me foshnjën.

-Pushoni, ushqehuni mirë dhe hidratohuni.

-Mos përdorni formulë pa arsye mjekësore.

-Konsultohuni me konsulentë të gjidhënies për ndihmë profesionale.

Ushqime dhe bimë që ndihmojnë prodhimin e qumështit

Nuk ka prova të forta shkencore, por disa ushqime mund të ndihmojnë:

-Tërshërë, fara susami, hudhra, bajamet, qiqrat, papaja jeshile, orizi kaf, arrat, elbi etj.

A ka ilaçe për të rritur qumështin?

Në disa raste, mjeku mund të rekomandojë:

Metoclopramide, Metformin, Oxytocin, por efektet janë të ndryshme dhe jo gjithmonë të suksesshme. Ka edhe efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë të sigurta për beben.

Këshillë kryesore: Fokusi duhet të jetë te stimulimi i gjirit përmes gjidhënies së shpeshtë dhe kujdesi për veten. Nëse ndiheni të mbingarkuara, kërkoni ndihmë nga familja dhe profesionistët.

Shpërndaje:

Shkruar nga

KidoCare