
Gjidhënia nuk duhet të dhembë dhe nëse dhemb, është shenjë që diçka nuk shkon. Sidomos në javët e para, mund të shfaqen sfida: bebi nuk “kap” mirë gjiin, keni dhimbje, furnizimi me qumësht është i pamjaftueshëm ose ju shfaqen infeksione. Këto tashmë janë pjesë e udhëtimit të gjidhënies për shumë nëna dhe me ndihmën e duhur, shumica zgjidhen.
Pse dhemb gjiri dhe si ta zgjidhni këtë problem?
Kapja e gjirit është e keqe: Ky është shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së gjirit. Bebi mund të tërheqë vetëm majën e thithës dhe kjo ju jep dhimbje.
Gjiri i ngjeshur: Kur gjoksi është i mbushur e shtrënguar, gjiri bëhet i vështirë për bebin që ta kapë mirë. Masazho lehtë mbi gji dhe ushqe bebin më shpesh.
Kanale të bllokuara: Nëse një gungë e dhimbshme shfaqet, vazhdo gjidhënien, masazho butë dhe provo pozicione të ndryshme.
Infeksion: Nëse gjoksi është i enjtur, i kuq, apo i nxehtë, kontakto mjekun.
Bllokim i vrimës së gjiit: Një pikë e bardhë në majë të gjirt mund të dhembë; përdor kompresa të ngrohta dhe masazho butësisht.
Refleksi i stimulit të dhimbshëm: Një ndjesi e papritur depresioni, ankthi ose irritimi mund t'ju kaplojë menjëherë para se të vijë qumështi. Mos u shqetësoni, kalon për pak sekonda.
Rrjedhje e qumështit: Shpesh ndodh kur gjoksi është i plotë ose me hormonin oksitocinë në veprim. Mbaj pambukë pranë dhe përdor pompë nëse vshtë e nevojshme.
Sasi e ulët e qumështit: Nëse bebi nuk fiton peshë apo tregon shenja dehidratimi, konsultohu me mjekun. Ushqe shpesh dhe pompo që të stimulohet prodhimi.
Thrush (kandidoza): Njolla të bardha në gojën e bebit që mund të transmetohen tek ti dhe të shkaktojnë kruajtje. Të dy duhet të trajtoheni me krem antifungal.
Preferenca për njërin gji: Bebet mund të preferojnë një gjoks për arsye lehtësie kapjeje ose pozicioni. Provo të ofrosh fillimisht gjoksin “më pak të pëlqyer" dhe masazho gjoksin.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare