
Nëse vëren që bebi yt tërheq flokët, vetullat apo qerpikët, mos u shqetëso menjëherë. Së pari, vëzhgoje për disa ditë për të kuptuar kur dhe pse e bën. Shpesh, kjo ndodh gjatë momenteve të qeta, si në krevat, gjatë ushqyerjes ose para gjumit. Tërheqja e flokëve është zakonisht një mënyrë për vetëqetësim, që ndihmon fëmijën të përballet me mërzinë ose stresin. Në shumicën e rasteve, kjo sjellje zhduket vetvetiu.
Arsyet pse bebet tërheqin flokët
Vetëqetësim dhe ngushëllim emocional. Ashtu si thithja e gishtit, tërheqja e flokëve ndihmon bebin të qetësohet kur është i lodhur ose nervoz.
Sjellje e përsëritur trupore (zakon)
Disa fëmijë krijojnë një zakon për tërheqje, ngjashëm me kruajtjen ose prekjen e vazhdueshme të diçkaje. Kjo mund të shkaktojë ndjesi të kënaqshme, sepse çliron dopaminë.
Kuriozitet dhe mësim për shkak-pasojë.
Bebet shpesh eksperimentojnë: “Çfarë ndodh kur tërheq flokët?”
Kërkim vëmendjeje.
Nëse e kuptojnë që kjo sjellje sjell reagim nga prindi, mund ta përsërisin për të marrë vëmendje.
Kur të shqetësohesh
Zakonisht, kjo është një fazë kalimtare. Por konsulto mjekun pediatër nëse vëren:
-Tërheqje të vazhdueshme të flokëve për një kohë të gjatë;
-Zona tullace në kokë;
-Fëmija thith apo përtyp flokët;
-Sjellja duket e detyruar ose e lidhur me stres të theksuar.
-Në raste të rralla, kjo mund të lidhet me trikotelomaninë, një çrregullim që shkakton nevojën e përsëritur për të tërhequr flokët (më i zakonshëm te fëmijët mbi 12 vjeç).
Çfarë mund të bësh në shtëpi
Vendos doreza ose pizhamet me mbulesa për duart, që ta ketë më të vështirë të kapë fijet e flokëve.
Ofro lodra ndijore për tërheqje, kapje e prekje (lodra me tekstura të buta, pëlhura mëndafshi, furça flokësh të buta).
Mbaj flokët e bebit të kapura ose të shkurtra që të mos i ketë në dorë.
Mos reagoni me nervozizëm apo ndëshkim. Tërheqja e vëmendjes negative mund ta përforcojë sjelljen.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare