Ja çfarë mund të tregojë forma e barkut për shtatzëninë tënde

KidoCare
Ja çfarë mund të tregojë forma e barkut për shtatzëninë tënde

Ka një mit të njohur që thotë: nëse barku është i lartë dhe i rrumbullakët, po pret vajzë; nëse është i ulët, po pret djalë. Por sipas mjekëve, forma e barkut nuk tregon gjininë e bebit, por disa gjëra të tjera të rëndësishme.

Ja çfarë mund të nënkuptojë për shtatzëninë tënde barku yt:

Bark i ulët

– Zakonisht ndodh në shtatzënitë e dyta a të treta, kur muskujt e barkut janë më të zbutur. – Mund të shkaktojë më shumë presion në zonën e legenit dhe vaginës.

Bark i lartë

– Tregon që bebi ende nuk ka “rënë” poshtë për t’u përgatitur për lindje. – Mund të shkaktojë urth ose ndjesi fryrjeje.

Çfarë ndikon në formën e barkut?

Sa herë ke qenë shtatzënë më parë – barku i shtatzënisë së parë priret të rrijë më lart. Forma e trupit – gratë me bust të shkurtër e tregojnë më shpejt dhe më shumë barkun. Forca e muskujve të barkut – sa më të fortë muskujt, aq më ndryshe duket forma. Pozicioni i bebit – nëse është shtrirë anash, barku mund të duket më i gjerë. Madhësia e bebit (ose nëse ke binjakë!) – një bark më i madh nuk do të është domosdoshmërisht problem. Nivelet e lëngut amniotik – në disa raste, mund të krijojnë një bark më të rrumbullakët. Fibromat apo forma e mitrës – këto mund ta bëjnë barkun të duket i pabarabartë.

Forma e barkut është e ndryshme për çdo grua dhe nuk ka lidhje me gjininë e bebit. Nëse ke ndonjë shqetësim, fol gjithmonë me mjekun. Ata janë të vetmit që mund të japin një vlerësim të saktë për zhvillimin e shtatzënisë tënde.

Shpërndaje:

Shkruar nga

KidoCare