Fëmijë me gazra? Ja si ta ndihmoni të voglin tuaj

KidoCare
Fëmijë me gazra? Ja si ta ndihmoni të voglin tuaj

Foshnjat shpesh kanë gazra për shkak të sistemit të papjekur të tretjes. Kjo zakonisht përmirësohet rreth moshës 4–6 muaj. Deri atëherë, mund të lehtësoni gazrat duke ulur ajrin që gëlltisin gjatë ushqyerjes dhe duke përdorur pozicione që i çlirojnë gazrat.

Shenjat që foshnja ka gazra

Qan ose duket sikur ka dhimbje barku

Shtrëngon grushtat, përdridhet

Tërheq këmbët drejt barkut, harkon shpinën

Ka vështirësi në ushqyerje

Gromësin shpesh, ka fryrje barku, gazra

Mund të nxjerrë pak ushqim

Shkaqet kryesore

Zorrë të papjekura (të zakonshme në muajt e parë)

Ajri në qumësht formule nga tundja e shishes

Kapje e dobët në gji → gëlltit më shumë ajër

Qan shumë → gëlltit ajër

Disa ushqime (brokoli, lulelakër), lëngje frutash

Ndjeshmëri ndaj proteinave në dietën e nënës ose në formulë

Si t’i parandaloni dhe lehtësoni gazrat

Ushqeni foshnjën para se të fillojë të qajë nga uria

Mbajeni të qetë gjatë ushqyerjes

Sigurohuni për kapje të mirë në gji

Shishja të jetë e pjerrët që të mbushet plot thithëza

Provoni shishe dhe thithëza që ulin marrjen e ajrit

Përgatitni formulën me kujdes; lini flluskat të zhduken

Jepni sasi më të vogla dhe më të shpeshta

Mbajeni foshnjën drejt gjatë ushqyerjes

Gromësijeni shpesh, edhe gjatë ushqyerjes

Konsultohuni me mjekun për:

formula të posaçme,

probiotikë,

pika kundër gazrave.

Mos jepni çajra, pika bimore pa miratimin e mjekut.

Kur largohet problemi?

Zakonisht përmirësohet ndjeshëm pas muajit të 4–6. Por me fillimin e ushqimeve të ngurta, disa ushqime mund të shkaktojnë përsëri gazra.

Kur duhet të telefononi mjekun?

Të vjella të forta

Gjak në jashtëqitje

Diarre ose kapsllëk të rëndë

Temperaturë

Nervozizëm i skajshëm Këto mund të jenë shenjë alergjie ushqimore, infeksioni ose refluksi.

Shpërndaje:

Shkruar nga

KidoCare