
Po, gjidhënia mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por nuk është e garantuar për të gjitha nënat.
Gjatë gjidhënies, trupi djeg 500–700 kalori në ditë për të prodhuar qumështin.
Kjo mund të ndihmojë në përdorimin e rezervave të yndyrës të grumbulluara gjatë shtatzënisë.
Disa studime e lidhin gjidhënien me humbje më të shpejtë të peshës, ndërsa të tjera nuk gjejnë efekt të dukshëm.
Pse disa nëna nuk humbin peshë me gjidhënie?
Oreksi shtohet gjatë gjidhënies, gjë e nevojshme për të prodhuar qumësht.
Nëse konsumoni më shumë kalori sesa digjni, mund të shtoni peshë.
Faktorë të tjerë që e bëjnë humbjen e peshës më të vështirë:
-Lodhja pas lindjes
-Mungesa e gjumit
-Stresi apo depresioni pas lindjes
-Çrregullimet hormonale (p.sh., tiroidja e ulët)
A është e sigurt të mbash dietë gjatë gjidhënies?
Po, por me disa kujdesje:
-Prisni të paktën 2 muaj pas lindjes që furnizimi me qumësht të stabilizohet.
-Mos konsumoni më pak se 1800 kalori në ditë.
-Synoni të humbni jo më shumë se 0.5 kg në javë.
Ushqehuni shëndetshëm me:
-Proteina të ulëta në yndyrë
-Drithëra të plota
-Perime dhe fruta të larmishme
-Yndyrna të shëndetshme bimore
-Pini mjaftueshëm ujë dhe mos lini vakte pa ngrënë.
Aktiviteti fizik
-Ushtrimet aerobike të moderuara janë të sigurta gjatë gjidhënies.
-Nuk ndikojnë në sasinë apo përbërjen e qumështit.
-Lëvizja ndihmon metabolizmin dhe përmirëson gjendjen mendore.
A është dieta keto e sigurt gjatë gjidhënies?
-Mund të jetë e sigurt, por duhet të konsultoheni me mjekun.
-Keto kërkon pak karbohidrate dhe shumë yndyrë, çka mund të ndikojë në prodhimin e qumështit ose të çojë në mungesa ushqimore.
-Rrallëherë, mund të ndodhë ketoacidoza laktacionale, një gjendje serioze.
Përgjithësisht, është më mirë të prisni të përfundoni periudhën e gjidhënies për të ndjekur dieta shumë të kufizuara si keto.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare