
Nëse ke dëgjuar ndonjëherë se “pilulat të prishin fertilitetin”, mund të qetësohesh: është thjesht mit. Sipas mjekes Layan Alrahmani, asnjë formë kontraceptivi nuk të bën jopjellore apo infertile, përveç rasteve kur bëhet lidhja e tubave (një procedurë kirurgjikale e përhershme).
Sapo ndalon kontraceptivin, trupi yt rifillon të funksionojë normalisht. Për shumë gra, pjelloria kthehet menjëherë ose brenda pak muajsh.
Ja çfarë ndodh me format më të zakonshme:
Pilula: mund të mbetesh shtatzënë që në ciklin e ardhshëm.
Unaza vaginale: pjelloria kthehet pas 2–4 ciklesh.
Implanti: trupi rikthehet në normalitet brenda 2 muajve.
Injeksioni (Depo-Provera): është i vetmi që zgjat pak më shumë; duhen rreth 5 deri në 8 cikle që gjithçka të stabilizohet.
Spiralja (IUD): mund të mbetesh shtatzënë menjëherë pasi hiqet.
Edhe “pilula e urgjencës” (Plan B) nuk ndikon në pjellori, ajo vetëm shtyn ovulimin përkohësisht.
Nëse pas ndalimit të kontraceptivit kalon një vit pa mbetur shtatzënë (ose 6 muaj nëse je mbi 35 vjeç), ia vlen të flasësh me mjekun.
Pra, jo, pilulat nuk të “mbyllin rrugët” dhe as nuk të prishin aftësinë për të pasur fëmijë më vonë. Trupi yt thjesht ka nevojë për pak kohë për t’u rikthyer në ritmin e vet.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare