
Po, mundesh. “Thuthuq” është një term popullor që përshkruan mënyrën si një fëmijë shqipton gabim disa fjalë. Zakonisht, i referohet tingullit “s” që shqiptohet si “th”. Ndryshe nga shqiptimi normal i tingullit “s” me gjuhën pas dhëmbëve të sipërm, fëmija me thuthuq e nxjerr gjuhën jashtë.
Nëse fëmija yt shqipton “s” në këtë mënyrë, mos u shqetëso. Shumë fëmijë e kanë këtë dhe shumica e tyre e kalojnë këtë problem deri në moshën 7 vjeç pa ndonjë trajtim special. T'i tregosh fëmijës që “po flet si thuthuq”, nuk do ta ndihmojë të ndalojë dhe mund të dëmtojë vetëvlerësimin e tij. Edhe pse nuk do ta mbrosh gjithmonë nga talljet, ka disa gjëra që mund të bësh për ta ndihmuar fëmijën të luftojë "thuthuqjen":
• Trajto çdo alergji, ftohje ose problem me sinuset që i pengon fëmijës të marrë frymë duke mbyllur buzët dhe frymëmarrje përmes hundës. Frymëmarrja me gojën hapur bën që gjuha të qëndrojë e shtrirë dhe jashtë gojës. Hundët e bllokuara janë shpesh shkaku.
• Mbaja gishtat larg gojës sa më shumë që të jetë e mundur, sepse thithja e gishtit mund të shkaktojë thuthuqje. Nuk është e lehtë ta ndalosh fëmijën të thithë gishtin, por përqendrohu te momentet kur kjo ndodh më shumë, si kur sheh TV apo udhëton me makinë dhe zëvendësoja me ndonjë aktivitet tjetër qetësues, si loja me lodra ose puzzle të lehta.
• Shmang përdorimin e biberonëve dhe shishet me thithje. Kaloni në gota normale sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse gotat me kapak kufizojnë derdhjen, ato nuk stimulojnë forcën e muskujve të gojës, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin e të folurit.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare