
Ka shumë mundësi që të jetë plotësisht normale, koha kur një foshnjë nxjerr dhëmbin e parë ndryshon shumë nga një fëmijë te tjetri. Në raste të rralla, një foshnjë lind me një dhëmb. Në anën tjetër, ndonjë fëmijë mund të mos nxjerrë asnjë dhëmb deri sa të mbushë një vjeç.
Nëse foshnja juaj ndodhet diku në këtë interval, ajo është krejtësisht normale, thotë Dr. David Geller, pediatër.
Sipas tij, mosha mesatare kur një foshnjë nxjerr dhëmbin e parë është 6 muajsh. Ai e konsideron 4 muajsh si herët, dhe ka parë raste kur dhëmbi i parë ka dalë edhe 17 muajsh.
Nëse fëmija juaj po vonon në këtë proces, kjo nuk është shenjë se ka ndonjë problem me zhvillimin e përgjithshëm, thotë Geller.
Shpesh, prindërit e ngatërrojnë rrjedhjen e pështymës dhe futjen e dorës në gojë si shenja të daljes së dhëmbëve, veçanërisht rreth moshës 3 muajsh. Por këto janë sjellje normale për këtë moshë dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht që po del një dhëmb.
Nëse dhëmbi i parë nuk ka dalë deri në 18 muaj, njoftoni mjekun e fëmijës. Ai ose ajo mund të kërkojë analizë gjaku për të përjashtuar ndonjë problem mjekësor dhe ndoshta do t’ju rekomandojë të vizitoni një dentist pediatrik. Mund të kërkohen edhe rreze X për të parë nëse dhëmbët janë të pranishëm nën mishrat e dhëmbëve.
Pavarësisht se kur fillojnë të dalin dhëmbët, kontrolli i parë dentar duhet të bëhet brenda vitit të parë të jetës. Lexoni më shumë rreth kujdesit për mishrat dhe dhëmbët e foshnjës suaj.
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare