A është normale që bebi im fle me sytë hapur?

Po, është plotësisht normale dhe zakonisht nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shumë foshnja flenë me sytë pjesërisht ose plotësisht të hapur, gjë që mund të duket e çuditshme, por zakonisht është kalimtare dhe e padëmshme.
Pse ndodh kjo?
Kjo gjendje quhet "lagophthalmos gjatë natës". Tek të rriturit është e rrallë dhe shpesh lidhet me sëmundje ose mosmbyllje të duhur të qepallave. Por te foshnjat quhet "lagophthalmos psikologjik" dhe nuk ka ndonjë shkak mjekësor.
Arsyet e mundshme përse ndodh te foshnjat:
-Foshnjat kalojnë shumë kohë në gjumin REM, ku lëvizjet e syve dhe tiket e fytyrës janë të zakonshme.
-Sistemi nervor i foshnjës nuk është ende plotësisht i zhvilluar, ndaj sinjalet që mbyllin qepallat mund të mos funksionojnë gjithmonë.
-Gjenetika, nëse ti apo partneri fle me sytë hapur, fëmija mund ta trashëgojë këtë.
A është e dëmshme që një foshnjë të flejë me sytë hapur?
-Në shumicën e rasteve, jo. Megjithatë, në raste shumë të rralla mund të shkaktojë:
-Sy të thatë
-Skuqje ose fryrje të syve
Kontakto mjekun pediatër nëse:
-Foshnja mban sytë hapur për shumë orë
-Sytë duken të irrituar ose të thatë
-Dyshoni për ndonjë keqformim të qepallave
-Nëse të shqetëson, mund t’ia mbyllësh butësisht qepallat pasi të jetë në gjumë të thellë.
Kur do ta ndalojë foshnja të flejë me sytë hapur?
-Rreth moshës 6 muaj, modeli i gjumit fillon të stabilizohet.
-Gjatë kësaj kohe, gjumi REM reduktohet dhe foshnja do të flejë më shumë si një i rritur, me qepallat mbyllur.
-Nëse kjo ndodh edhe gjatë fëmijërisë së hershme, flisni me pediatrin për të përjashtuar ndonjë problem të mundshëm.
Pse ndonjëherë sjelljet e gjumit të foshnjave duken të çuditshme?
Foshnjat mund të:
-Djersiten shumë
-Flasin apo qeshin në gjumë
-Marrin frymë në mënyrë të çrregullt
Këto janë shumë të zakonshme dhe pjesë e zhvillimit normal.
Pra, herën tjetër që sheh foshnjën të të "shikojë" gjatë gjumit, mos u shqetëso. Thjesht mbylli butësisht sytë dhe shijo qetësinë. :)


