
Ndodh të jesh shtatzënëpa pasur simptoma, por është e rrallë. Disa gra janë shtatzëna pa përjetuar ndonjë nga simptomat e zakonshme si përzierje, urth, lodhje, fryrje apo ndjeshmëri në gjoks.
Pse ndodh kjo?
-Çdo shtatzëni është e ndryshme. -Disa gra përjetojnë simptoma të forta që në fillim, ndërsa të tjera nuk ndiejnë thuajse asgjë.
-Simptomat mund të jenë shumë të lehta, saqë nuk vihen re.
Disa gra përjetojnë atë që quhet “shtatzëni e fshehtë”, nuk e kuptojnë që janë shtatzëna deri në javët e fundit, apo edhe deri kur fillon lindja. Kjo ndodh te rreth:
1 në 475 gra (zbulojnë shtatzëninë pas javës së 20-të)
1 në 2,500 gra (në momentin e lindjes)
Nëse testi është pozitiv, ti je me shumë gjasa shtatzënë
Edhe në mungesë të simptomave, një test pozitiv shtatzënie është një tregues i besueshëm. Konfirmimi me ekografi dhe rrahjet e zemrës së foshnjës e bën të pakundërshtueshme.
Simptoma që zakonisht shfaqen sipas javëve
Në javën e 5-të: Vetëm 50% e grave kanë simptoma (si lodhje, ndjeshmëri në gjoks, përzierje ose urinim i shpeshtë).
Në javën e 6-të: Shifra rritet në 70%.
Në javën e 8-të: Rreth 90% kanë simptoma si:
-Fryrje
-Kapsllëk
-Urth
-Marramendje
A do të thotë mungesa e simptomave që diçka nuk shkon?
-Jo domosdoshmërisht.
-Disa gra kanë një shtatzëni krejt të shëndetshme pa ndonjë simptomë të theksuar.
-Megjithatë, nëse ke simptoma dhe papritur ndalojnë, ose nëse përjeton gjakderdhje apo dhimbje barku, është mirë të kontaktosh menjëherë mjekun.
Si ndihen disa gra pa simptoma?
Nga komuniteti i grave shtatzëna:
"Jam 6 javëshe dhe nuk kam asnjë shenjë përzierje apo lodhje. Jam shumë e shqetësuar për shkak të mungesës së simptomave."
"Jam vetëm 5 javëshe dhe mezi po pres ekografin,– do doja të ndihesha shtatzënë që ta përjetoja plotësisht."
"Mungesa e simptomave është shqetësuese… por ndoshta jemi thjesht me fat."
Shpërndaje:
Shkruar nga
KidoCare